“Vlladika” serb ndërron jetë nga Koronavirusi

Koronavirusi ka marrë viktimën e parë edhe nga radhët e klerikëve në Serbi. Peshkopi serb Millutin ka ndërruar jetë në moshë 71 vjeçare, për shkak të simptomave nga COVID19. Ai është infektuar gjatë kryerjes së ceremonive fetare, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe.
Millutin ka qenë peshko i Peshkopisë së Valjevës. Numri i personave të vdekur nga COVID19 në Serbi sot ka arritur në 14, kurse numri i personave të infektuar në 14.