Veliu godet Kurtin: Ata që janë të çmendur nuk i përgjigjen Presidentit

Gjatë ditës së sotme, president i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, me të cilët ka folur për kompetecat kushtetuese për daljen nga kriza politike si dhe takimet me liderët e partive politke, në lidhje me mundësinë e krijimit të një qeverie të re.

Sipas presidentit Thaçi, Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

Ftesës së presidentit Thaçi, pritet ti përgjgijet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, tha për GazetaBlic, se vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjgjigjen ftesës së presidentit, duke shtuar kështu se ata do ti japin përgjigje presidentit edhe për mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Kur të kemi ftesë ne sigurisht do të i përgjigjemi presidentit, nuk kemi asnjë arsye mos me iu përgjigj ftesës së presidentit, vetëm ata që janë të çmendur vëjnë veprime kundërkushtetuese dhe nuk i respektojnë institucionet e shtetit, ata që janë të çmendur dhe nuk janë të përgatitut me udhëheqë me institucionin. Është normale që në këtë situatë presidenti me i bë të gjitha përpjekjet me e tejkalu këtë situatë. Ato janë çështje të presidentit, LDK-ja në momentin që merr ndonjë ftesë për takim, ajo i ka organet e saja, i shqyrtojmë dhe i japim përgjigje presidentit”, tha Veliu.

Kujtojmë që dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se presidenti duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se të kërkojë nga Vetëvendosje, emrin për mandatarin e ri të Qeverisë.

Loading...