“Merhamet” ndihmon dibranët me pako ushqimore në këto ditë të vështira

Shoqata kulturore humanitare “Merhamet” ka ndihmuar sot me 100 pako me artikuj ushqimorë banorët të Dibrës, të cilët janë në izolim për shkak koronavirusit. Zeqri Cenka, përfaqësues i Kuzhinës humanitare Dibër, ka shprehur falënderim për Shoqatën kulturore humanitare “Merhamet” për ndihmën e ofruar në këtë kohë krize.

Zeqri Cenka, përfaqësues i Kuzhinës humanitare Dibër

“Shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë Shoqatën Humanitare “Merhamet” në bashkëpunim e Kuzhinën humanitare Dibra, gjithmonë na kanë përkrahur dhe na kanë ndihmuar qytetareve dibran dhe të rrethinës. Sot jemi duke shpërndarë 100 pako me artikuj ushqimor, artikuj elementar që i nevojitet një familjes, për nevojtarët e Dibrës, me rastin aktual që ka përfshirë globin. Falënderojmë këtë shoqatë dhe bëjmë apel deri tek të gjithë njerëzit që kanë mundës që dalin në ndihmë nevojtarëve”