“Vladimir përbindëshi”/Foto horror, fëmija i mbytur në gjak nga bombat e Putinit, rusët e dehur vrasin 10-vjeçaren

Një foto rrëqethëse tregon një foshnjë të mbytur në gjaku nga bombat e Vladimir Putinit – ndërsa ushtarët rusë të dehur qëlluan për vdekje një vajzë dhjetëvjeçare, përpara xhaxhait të saj, shkruan The Sun, përcjell Bota sot.

Ndërsa pushtimi i përgjakshëm i Ukrainës nga Rusia po vazhdon, imazhet tmerruese të viktimave të pafajshme të luftës janë shfaqur – me fëmijë në mesin e viktimave.

Mijëra ukrainas të tmerruar po vazhdojnë të ikin nga shtëpitë e tyre dhe janë kapur nga konflikti në përshkallëzim ndërsa Rusia po ecën me përparimin e ngadaltë, të rëndë dhe të kushtueshëm drejt Kievit.

Image

Një fëmijë u plagos gjatë sulmeve ajrore në Sumy gjatë natës Fotografia: Parlamenti i Ukrainës

Në qytetin lindor të rrethuar të Sumy, të paktën 18 persona, përfshirë dy fëmijë u vranë pasi sulmet ajrore goditën zonat civile gjatë natës, me fotografi që tregojnë tymin që ngrihet mbi qiell dhe shtëpitë e kthyera në grumbuj mbeturinash.

Një imazh tronditës i një djali të përgjakur të plagosur në sulm është publikuar nga parlamenti i Ukrainës, ndërsa civilët bartnin pjesën më të madhe të gjakderdhjes, teksa u goditën nga granatimet dhe raketat.

Image

Anastasia Stoluk, 10 vjeç, u qëllua për vdekje nga trupat ruse në sy të xhaxhait të saj

Në një sulm tjetër, një vajzë 10-vjeçare ukrainase thuhet se u qëllua për vdekje nga ushtarët rusë “të dehur” përpara xhaxhait të saj, ndërsa trupat sulmuan shtëpitë në fshatin Shybene, rreth 40 milje larg Kievit.

Image

Tymi ngrihet në qiellin e natës mbi qytetin lindor gjatë një sulmi nga ushtarët rusë

Anastasia Stoluk, e njohur gjithashtu si Nastya, u varros në kopshtin e familjes pasi ushtarët e ndaluan mamanë e saj të vizitonte varrezat pasi ajo u vra më 28 shkurt, tha kushërira e saj Anya për The Times.

Është raportuar se trupat ruse filluan “të qëllojnë kudo që mund të shihnin” pasi një djalë ukrainas qëlloi me armë në ajër.

Image

Shtëpi të shkatërruara nga sulmet ajrore në Sumy