Haraçinë, pas gati një jave rikthehet rryma elektrike

Është rikthyer rryma elektrike për një pjesë të madhe të Komunës së Haraçinës, shkruan TV21. Banorët e Haraçinës për TV21 thonë se pas rreth 1 jave, gjegjësisht pas 6 dite është rikthyer furnizimi me energji elektrike. Ndryshe, përveç rrymës banorët po përballen edhe me mungesën e ujit, për shkak se atje banorët përdorin hidroforë në mungesë të ujësjellësit.