Vjosa Osmani thotë se do të jetë aty ku mund të jap kontribut për qytetarin

Osmani ka përsëritur se numri i ministrive do të shkojë deri në 15, ndërsa gjatë ditës do të diskutojnë rreth emrave për përbërjen e ekzekutivit qeveritar, njofton Klan Kosova.

”Kryeministir i Kosovës që votohet nesër është nga Vetëvendosje”.

”Ne sot në Këshillin e Përgjithshëm diskutojmë vetëm marrëveshjen në parim, sa i përket emrave ndërkohë sot gjatë ditës do të ulemi e të diskutojmë”.

”Është proces që nuk merr shumë kohë, por ka diskutimet që janë të domosdoshme që e gjithë partia të jetë e konsultuar”.

”Gjithësesi që shumë shpejt do t’i kemi ata emra dhe tërë përbërjen e Qeverisë. Për mua personalisht tejet me rëndësi që vullneti i qytetarëve të 6 tetorit të realizohet”.

”Shpresoj që nesër ta kemi votimin e Qeverisë dhe realizimin e planit qeverisës që e kemi hartuar bashkë me LVV sepse nuk janë aq me rëndësi emrat aq sa do të jetë puna që do e bëjmë”.

A do ta pranoni postin e Kryetarit të Kuvendit?

”Meqë kam qenë kandidate për kryeministre nga ana e LDK-së, kemi diskutuar se ku mund ta shihja une vendin ku mund të kontribuojë më shumë për qytetarët, aty ku mund të jap më së shumti kontribut për qytetarin, aty do të jem”.

”Sot më e rëndësishmja është që zotimet lidhur me zgjidhjen problemeve të qytetarëve”.

”LDK ka qenë e gatshme të përballet me sfida të mëdha gjatë historisë së saj 30 vjeçare e do të jetë e gatshme të përballet edhe më tutje”.