Veles, polici goditet me pesë plumba, dorasi në arrati

Një polic është qëlluar me armë zjarri në afërsi të Kishës “Sveti Spas” në Veles.

Sipas TV24, policia po kryente kontrolle pas lajmërimeve se banorë të lagjes Ramina po grabisnin çantat e besimtarëve në kishë.

Sipas informacioneve të para, pas përleshjes me policinë, një person i dyshuar ka arritur të marrë pistoletën e njërit polic dhe ka gjuajtur pesë plumba në drejtim të të njëjtit. Katër plumba kanë përfunduar në stomak të policit ndërsa njëri plumb ka goditur policin në këmbë

Lajmin e ka konfirmuar edhe SPB-Veles. Polici është dërguar në Klinikën e Shkupit. Dorasi është në arrati, ndërsa sipas disa informacioneve nga dëshmitarët, gjatë gjithë kohës po kontrollohen veturat në hyrje të Velesit.