Vjosa Osmani – kryetare e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është zgjedhur për kryetare të Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, pasi këtë post më herët e liroi Glauk Konjufca.

Ajo është njëherësh femra e parë që do të udhëheqë me këtë post në Kuvendin e Kosovës.

Në seancë ishin të pranishëm 67 deputetë, derisa opozita nuk mori pjesë.

Glauk Konjufca kalon në ekzekutiv ku do të drejtoj Ministrinë e Punëve të Jashtme.