Pacolli: S’kam marrë kërcënim nga askush

Pacolli tha se nesër në orën 11:00 do ta dorëzojë mandatin e tij si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Ai ka komentuar edhe mesazhin e publikuar në media, ku thuhet të ketë komunikuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

“Jo, skam marrë kërcënim nga askush në telefonatë. Ajo telefonatë ishte mes kolegëve të mi të koalicionit”, tha Pacolli.