Osmani: Do të jemi të rreptë ndaj punës së Qeverisë së Kosovës

Me 65 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, Vjosa Osmani, është kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Pas marrjes së këtij posti, Osmani ka thënë se do të jenë mjaftë të rreptë ndaj punës së Qeverisë së Kosovës, por në të njëjtën kohë, siç u shpreh ajo, do t’ia kthejnë edhe dinjitetin Kuvendit të Kosovës.

“Besoj që gjatë këtij mandati do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit të Republikës së Kosovës. Besoj se do ta kemi një opozitë e cila do të ofrojë gatishmëri për bashkëpunim. Si kryetare e Kuvendit unë nuk do të jem përfaqësuese e një partie, por përfaqësuese e secilit prej jush”, u shpreh Osmani, e cila shtoi se do të jenë shumë të rreptë në punën e Qeverisë së Kosovës.