Vjosa Osmani heq fotografinë e Hashim Thaçit nga zyra, vendos fotografinë e Rugovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ke të marrë zyrën sot e ka vendosur fotografinë e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në vend të saj ka qëndruar deri tash fotografia e presidentit aktual, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Lëvizja e fotografive është vërejtur gjatë pritjes që Osmani i ka bërë Ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett.