‘Euronews’ ka bërë një gabim të rëndë në lidhje me zgjedhjen e Albin Kurtit për kryeministër të ri të Kosovës.
Media ndërkombëtare ‘Euronews’, ka bërë një gabim të rëndë në lidhje me zgjedhjen e Albin Kurtit për kryeministër të ri të Kosovës duke e shpallur president të ri të vendit, transmeton lajmi.net.
‘Euronews’ ka bërë një gabim shumë të madh në titullin e lajmit të shkruar për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky medium e shpall Kurtin, si presidenti i ri i Kosovës dhe që do t’i rindërtojë lidhjet me Serbinë.
“Albin Kurti: Presidenti i ri i Kosovës zotohet të rindërtojë marrëdhëniet me Serbinë”, shkruhet në titullin e lajmit të ‘Euroneës’.