Vjedhje si nëpër filma në Shkup

Vjedhje e rëndë sot herët në mëngjes ka ndodhur në qendrën tregtare në lagjen Veri të Shkupit.

Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë, kanë plaçkitur bankomatët në këtë qendër tregtare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë dhe vjedhin paratë nga bankomatet , ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve.

Në vendngjarje policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë po kryejnë hetime.