Vishet si astronaut për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Së fundmi duket se njerëzit po përpiqen që në mënyra të ndryshme të mbrojnë veten nga prekja e virusit vdekjeprurës.

Një person i njohur me emrin Li, ka blerë një kostumin astronauti në internet për ta përdorur në rastet kur ai është në kontakt me ambientet e jashtme.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kinezi është shprehur se një kostum të tillë e ka blerë pasi ka menduar se do ta mbrojë nga koronavirusi.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se këto veshje krijuese nuk i mbrojnë njerëzit nga sëmundja vdekjeprurëse.

Publiku këshillohet të veshin maska për fytyrën dhe të ruajë higjienën e mirë personale si masa themelore kundër koronavirusit.