Visar Ganiu paralajmëron Ali Ahmetin: Punët nuk janë mirë! (Video)

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka akuzuar funksionarët e BDI-së në qeveri se ushtrojë presion ndaj anëtarëve dhe afaristëve që marrin pjesë në tubimet e “Grupit të Zjarrit”. Në një intervistë për gazetën LAJM, Ganiu tha se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, duhet ta dijë se në terren nuk i ka punët ashtu siç i thonë bashkëpunëtorët e tij të afërt.

“Jorastësisht e shikoni se si vepron ekzekutivi, si veprojnë funksionarët tanë.Çdo njeri që paraqitet në tubimet tona, por edhe tek bizneset private mënjeherë intervenojnë me mekanizma të ndryshëm, t’i frikësojnë dhe njerëzit janë pak nën hije, por kjo është një gjendje momentale që dëshirojnë ta krijojnë dhe t’ia shesin kryetarit se mirë është pozita në terren. Por, unë nga shfrytëzoj kamerën tuaj ta paralajmëroj edhe kryetarin e partisë tonë se punët në terren nuk janë mirë dhe kjo pasqyrë që ata e bëjnë pozitive në favorin e tyre është vetëm një pasqyrë për t’i ruajtur kolltuqet e tyre, por realiteti në terren është diçka tjetër”, tha mes tjerash, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një intervistë për gazetën LAJM.