“Teksti është shkruar në Beograd”, thotë Berisha për propozimin e Ramës rreth Asociacionit

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka reaguar në lidhje me draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama sa i takon Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Berisha tha se ky tekst sipas tij është shkruar në Beograd dhe se Rama po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Maskat ranë! Argati i Vuçiqit në detyrim ekstrem shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe një prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë! Sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e asociacionit së komunave me shumicë serbe. Teksti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akt më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Akt me të cilin Rama tenton të zgjidhe problemin ne tij me McGonigal”, përcjell Ballkanweb, transmeton Klankosova.tv.

” Sa i përket asociacionit, do ta mbështes si një të drejtë themelore dhe derviat të lirisë. Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo hap tjetër, është rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në gadishullin e Ballkanit”.

“As Uashingtoni, as Parisi nuk janë pa dijeni. Ata i dinë qëndrimet e Ramës me Kosovën. Është ky kryeministër që ka paditur Harainajn apo ka ofenduar Mustafën. Rama ka zero influencë në qeverinë e Kosovës. Ai ndenji në Bratislavë zotit Vuçiç dhe jo Vjosa Osmanin”, tha Berisha.