Visar Ganiu: Deri në fund të vitit në Çair nuk do të ketë asnjë qen endacak!

Një muaj pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve “Happy Shelter” Shkup, në Çair dukshëm është ulur numri i qenve endacakë. Kryetari aktual i komunës Visar Ganiu deklaroi se sipas një modeli të këtillë po zgjedh problematikën me qentë endacakë.

Visar Ganiu, kandidat i BDI-së për Çair

“Deri më tani janë grumbulluar rreth 23 për qind e qenve endacakë nga shumë lokacione të Komunës së Çairit, respektivisht nga gjithandej nga vijnë lajmërime të qytetarëve për prezencë të qenve. Ky zotim i yni për zero qenë endacakë në Çair u bë edhe realizim i yni dhe sipas parashikimeve deri në fund të këtij viti në Komunën tonë nuk do të ketë asnjë kafshë të tillë”

Kryetari aktual i komunës ka vazhduar të vizitojë familjet në Çair. “Edhe dita e sotme ishte e mrekullueshme dhe e kaluam me njërëzit e mrekullueshëm të Çairit të Vjetër. Banorët e Çairit të Vjetër jo vetëm që na pritën dyer-hapur, por edhe me embëlsira”, deklaroi Ganiu.

/SHENJA/