Vinicius Jr: Dua të fitoj 5 apo 6 trofe të Ligës së Kampionëve me Realin

Anësori i Real Madridit, Vinicius Jr ka folur në lidhje me objektivat e tij me ekipin.
Që nga viti 2018 braziliani është lojtari i Real Madridit, pasi kaloi në ‘Santiago Bernabeu’ nga Flamengo.

E sezonin që lamë pas, Vini Jr fitoi titullin e parë të Ligës së Kampionëve, por si duket nuk i mjaftoi atij, pasi synon 5 apo 6 trofe të tillë.

“Dua të fitoj 5 apo 6 trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin”, tha 22 vjeçari.

Vinicius kishte një rol kyç në sezonin e kaluar, me golin e tij në finalen e kompeticionit më të madh për klube, Ligës së Kampionëve, duke i siguruar titullin e 14 ekipit të tij.