PSG arrin marrëveshje me Fabian Ruiz

Fabian Ruiz së shpejti pritet të jetë lojtari më i ri i Paris Saint Germain.

Sipas Fabrizio Romanos, ekipi parisien ka arritur marrëveshje me Ruiz për të kaluar në ‘Parc des Princes’.

Lojtari aktualisht i Napolit po pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, andaj pritet që së shpejti të transferohet drejt tyre.

Bisedimet sipas Romanos po shkojnë në rrugën e duhur dhe janë shumë afër përfundimit të negociatave.

Për spanjollin interesim kanë shfaqur edhe Real Madridi, Barcelona dhe së fundmi Manchester United.