Vidhen dy xhevahire me vlerë të një milion eurove në Milano

Vidhen dy xhevahire në vlerë të një milion eurove në Milano.

Xhevahiret që kapin vlerën e shumës prej një milion eurove raportohet se janë vjedhur në një hotel në qytetin e Milanos.

Kështu së paku ka njoftuar policia italiane gjersa ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Bizhuteritë i janë vjedhur një argjendarit 47-vjeçar, shkruan ansa.

Ai ra dakord për shitjen e gjërave të çmueshme pasi takoi dy blerës në rrjetin social Instagram.

Kur doli nga holli i hotelit për të marrë një perlë tjetër për t’ia shfaqur, “klientët” ikën me xhevahirët dhe çantën e tyre plot me para.