Video ku Iliri ia prek të pasmet Arjolës po bën namin në rrjetet sociale

Përkundër Monikës e cila ka kaluar në grupin e Donaldit, Arjola vazhdon të jetë në krahun e Ilirit, shkruan lajmi.net.

Ajo dhe Iliri janë afruar shumë me njëri-tjetrin që nga fillimi i Big Brother, madje jo pak herë i kanë rrëfyer njëri-tjetrit edhe sekrete nga jeta private.

Ani pse ka pas raste kur me deklaratat e tyre kanë bërë lëmsh rrjetin, Iliri duke ia kërkuar ta puth Arjolën në buzë, e ajo duke thënë se do donte dikë për burrë si Iliri, ata prapë se prapë janë vetëm miq të ngushtë.

Por kohët e fundit në rrjetet sociale një video ku Iliri shfaqet duke e prekur të pasmet Arjolës po bën namin kudo në mediat rozë.

Ndërkohë Arjola nuk ka reaguar ashpër ajo pas kësaj vetëm i ka dhuruar një buzëqeshje duke e marrë këtë veprim si diçka krejt normale.