Vetoja bullgare një makth që nuk hiqet dot!

Shkruan: Medai Shaholli

Sot, Brukseli zyrtar ka thënë jo përsëri hapjes së negociatave ndaj ‘Severnës’ dhe Shqipërisë me BE-në për shkak të vetos bullgare, një shans tjetër i humbur për palën shqiptare e cila po pakuan një çmim të lartë pengmatjen nga Brukseli për shkak të ‘Severnës’ e cila ka mosmarrëveshje me fqinjët bullgarë, ku Brukseli zyrtar i ka futur pa të drejt në një ‘agjendë udhëtimi’ Shqipërinë dhe Severnën duke ia faturuar Shqipërisë mëkatet e ‘Severnës’.

Vetoja bullgare po bëhet makth ‘maqedoncave’ në këto vite pritje shprese dhe zhgënjimi, ku pala bullgare nuk heq dorë nga mosnjohja e identitetit të tjetërsuar të ‘maqedoncave’ dhe gjuhës së tyre duke i konsideruar ata si bullgarë dhe gjuhën e tyre si dialekt bullgar.

Ky është qëndrimi bullgar që nuk lëshon pe në këto kushte siç thonë ata po mbrojnë interesat e tyre kombëtare, ndërsa kryeministri shqiptar Edvin Rama po i hedh fajin bullgarëve si fajtorë që nuk po heqin veton ndaj ‘Severnës’ e cila e ka kapur si rrota bishtin dhe nuk e lë të ik Shqipërinë në këtë udhëtim të pabarabartë.

Po le të shohin pak më thellë problemin shqiptar në këto rrethana të kësaj ‘gjurulldie’ për të hapur negociatat me çdo çmim duke sakrifikuar interesat kombëtare, ku shqiptarët e Severnës (përmes vullnetit të partive politik dhe jo vullnetit të shqiptarëve) kanë pranuar të hynë në BE, me një nofkë fyese si bashkësi shifrash të 20%, e cila nuk përbën asnjë problem për Edi Ramën pasi që shqiptarët paskëshin qënë të barabartë dhe se gjuha shqipe në ‘dërzhavën Severna’ qënkësh zyrtare dhe e barabartë me gjuhën e Kovaçevskit!

Duke bërë krahasimin në lidhje me interesat kombëtare dhe kushtetuese të shtetit shqiptar që ka ndaj shqiptarëve jashtë Shqipërisë administrative do të duhej të ndodhte si ajo që po kërkon Bullgaria nga ‘maqedoncat’ është dashur ta kërkoj Edvin Rama ndaj ‘Severnës’ me rastin e pranimit në NATO të kësaj ‘dërzhave’ që nuk njeh gjuhën shqipe në kushtetutën e saj gjë që Edvini ynë nuk do ta bënte kurrë pasi ka dhënë besën gjetiu për të tjera agjenda dhe misionepër t’i mbaruar.

Përderisa do të kemi kryeministra të Shqipërisë administrative që shqiptarët e ‘Severnës’ do t’i konsiderojnë si popullësi nomade pa identitet dhe pa gjuhë, shqiptarët e këtej kufirit nuk do të ndihen të qetë për të ardhmen e tyre në ‘dërzhavën Severna’ përballë pabarazisë dhe shtypjes kombëtare nga pushteti, i cili në bashkëpunim me partitë politike shqiptare vazhdon të denigroj identitetin tonë kombëtar në të gjitha fushat.