Vetëvendosje zyrtarisht në përkrahje të opozitës shqiptare – merr pjesë në nënshkrimin e deklaratës së koalicionit

Partitë e opozitës shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike po zhvillojnë një Tetovë tubimin ku edhe zyrtarisht do ta nënshkruajnë deklaratën e koalicionit, që e kanë quajtur Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Tashmë, siç përcjell KlanM, nuk është sekret se përkrahje këtij organizimi opozitar i jep edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Në tubimin e Tetovës, bashkë me krerët e lartive opozitare shqiptare, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti, janë edhe Arbër Zaimi dhe Bekim Qoku, dy përfaqësues të lartë të Vetëvendosjes./KlanMacedonia