Vetëvendosje konfirmon se Konjufca do të jetë ministër i Jashtëm

Nesër me fillim prej orës 11:00 do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet formimi i qeverisë së re.

Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, posti i kryeparlamentarit pritet t’i takoj LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Galuk Konjufca nuk do të jetë më kryeparlamentar, por ai do të jetë shef i diplomacisë kosovare, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvensojes, Arbërie Nagavci.

Postimi i plotë i Nagavcit pa ndërhyrje:

Trimi i mirë me shokë shumë.

Nder e krenari për Kosovën dhe shqiptarët gjithandej që të përfaqësohemi nga një Kryeministër si Albin Kurti e një ministër i jashtëm si Glauk Konjufca.

Si brenda ashtu dhe jashtë vendit, do të jemi e ndihemi të përfaqësuar denjësisht, pa frikë se do të ketë as më të voglin skandal, me dashuri për vendin, me integritet e profesionalizëm.

#QeveriaKurti.