David Sassoli nesër viziton Tiranën

Ndërkohë mësohet se Sassoli në orën 14:45, do të jetë i pranishëm në sallën e seancave plenare, ku do të pritet nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pas takimit, me Ruçin në orën 15:15, Presidenti Sassoli do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Në Tiranë Sassoli do të qëndrojë dy ditë , ku do të takohet me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e PD-së dhe të LSI-së.

Në qendër të vizitës do të jetë çështja e negociatave. Sassoli është shprehur optimist se negociata do të hapn para Samitit të Zagrebit.

Agjenda e Sassolit në Tiranë:

Më 3 shkurt

Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca

Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, konferencë në orën 12:15

Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare

Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare

Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.

Më 4 shkurt

Në orën 10:45 takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD./Top Channel