ShowBiz Vetëm një çantë e Taynës kushton afro dy mijë euro?

Vetëm një çantë e Taynës kushton afro dy mijë euro?

Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, prej më shumë se katër vitesh është bërë pjesë e showbizit shqiptar.

Ajo numëron suksese të shumta, ndërsa këtë periudhë ka sjell një sërë projektesh e bashkëpunimesh.

Falë punës së madhe në muzikë, e njëjta duket se ka arritur të bëj një jetë luksoze.

Së fundmi faqja ‘Shqip Closet’ ka publikuar çmimet e njërës prej veshjeve të fundit të Doruntina Shalës (emri i vërtetë).

Sipas faqes, krijuesja e hitit “Sdu me ni” ka shpenzuar mbi 2500 euro vetëm për një dalje publike.

 

E në bazë të kësaj, vetëm një çantë e markës Balenciaga kap vlerën e 1890 eurove.

Tayna vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “Tequila” në bashkëpunim me artistin Azet.