Vitin e kaluar janë regjistruar 739 ndërtime pa leje

Gjatë vitit 2021, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 739 objekte të ndërtuara pa leje, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.

Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 210 objekte për banim (28,4%), 102 rindërtime, mbindërtime dhe adaptime (13,8%), 73 objekte afariste (9,9%), 29 garazhe (3,9%), 128 rrethoja (17,3%), 6 shkallë (0,8%), 6 terraca (0,8%), 6 terraca verore (0,8%), 71 tenda (9,6%), 23 objekte të përkohshme (3,1%) dhe 85 objekte ndihmëse (11,5%).

Numri më i madh i objekteve të ndërtuar pa laje (95,7%) janë në pronësi private