Vetëdorëzohet 19-vjeçari që kreu atentatin ndaj drejtorit të Policisë Bashkiake në Shkodër

Pasi u shpall në kërkim për atentatin ndaj kreut të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanajt dhe familjes së tij, Ilirjan Hasanaj, 19-vjeç është vetdorëzuar.

Mentor Hasanaj mbeti i plagosur sëbashku me të atin teksa udhëtonte me makinën e tij.

Bashkë me dy të plagosurit, udhëtonte edhe bashkëshortja e Hasanajt fatmirësisht pa dëmtime.

Kujtojmë se dje, Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit i bëri thirrje publikisht të birit që të dorëzohej në polici.