Vështirë ta njihni Luana Vjollcën në paraqitjen e fundit

Luana Vjollca këto ditë ka punuar shumë rreth projektit të ri televiziv, por edhe për këngët e reja.

Moderatoja së fundi publikoi një foto, në të cilën u shfaq e veshur me një fustan të zi, të shkurtër, të kombinuar me një palë çizme të zeza.

Por, e gjithë vëmendja ishte tek flokët e zeza, të cilat e bënin të dukej akoma më tërheqëse.

“Pa panik”, ishte mbishkrimi që Luana ia la fotos, duke mos sqaruar më shumë nëse është titulli i këngës së re apo diçka tjetër.