Vesa Luma kthehet në Kosovë, paralajmëron diçka të re: S’kam ardh kot (FOTO)

Këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma, tash e disa vite jeton në Zelandë të Re, bashkë me burrin e saj, Big Bastën dhe djalin e tyre.

Por, përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se është kthyer në Kosovë, duke bërë një paralajmërim për projekte të reja muzikore, përcjell Klankosova.tv.

Teksa ka publikuar një fotografi në studio, Vesa Luma është shprehur se nuk ka ardhur kot në Kosovë.

“S’kam ardh kot, jo”, ka shkruar këngëtarja në postimin e bërë në Instagramin e saj.

 

Vesa Luma