Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe rreth iniciativës së Ballkanit të Hapur.

Kurti në Rubikon tha se nuk e mbështet këtë iniciativë.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, tha Kurti.

“Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, theksoi ai