Venko Filipçe: Të mos udhëtohet në Itali, posaçërisht në pjesën veriore

Që nga dita e sotme në kuadër të Ministrisë s Shëndetësisë funksion Grupi i Krizës i cili përbëhet nga epidemiolog dhe ekspert për sëmundje infektive. Grupi në fjalë sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, ka për qëllim menaxhimin e të gjitha informatave dhe aktiviteteve të ndërlidhura me koronavirusin.

“Siç njoftuan edhe dje, prej sot në Ministrinë e Shëndetësisë do të funksionoj edhe grupi i krizës i cili do të përbehet nga epidemiolog, ekspert për sëmundje infektive me qëllim menaxhimin e të gjitha informatave dhe aktiviteteve rrjedhëse që ndërlidhen me koronavirusin. Koordinim i të gjitha aktiviteteve me institucionet tjera dhe rekomandimet të cilat dje u dhanë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Gjatë ditës do të distribuohet i gjithë materiali informativ dhe ai mbrojtës në të gjitha vendkalimet kufitare përfshi edhe aeroportet”, tha Filipçe i cili njëherit apeloj deri tek qytetarët që të mos udhëtohet në Itali pa ndonjë arsye të veçantë, posaçërisht në pjesët veriore.

“Apeloj deri tek të gjithë që kanë ardhur nga vendet kritike, t’ju përmbahen rekomandimeve. Dhe në rast se u paraqiten simptomet atëherë të mos shëtisin nëpër Qendrat e shëndetit por të telefonojnë në Qendrën për Shëndet Publik apo Institucionin për Shëndet Publik”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë duke shtuar se janë të përgatitura të gjitha kapacitetet në Kliniken për sëmundje infektive.