Vend pune: numërimi i pinguinëve në një ishull në Antarktikut

Shkruan: Enver Robelli

Organizata britanike “UK Antarctic Heritage Trust” është duke kërkuar pesë persona që garojnë për të fituar një vend pune në ishullin Goudier në Antarktik. Ai që fiton në procesin e rekrutimit, në ishullin e largët, të cilin është vështirë ta gjesh edhe në hartë, ka këto detyra: duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve në zyrën postare, për dyqanin e suvenireve dhe duhet t’i numërojë pinguinët. Pinguinët e Antarktikut janë notues fantastikë, shkruan “Süddeutsche Zeitung”, ata mund të qëndrojnë në ujë deri në 18 minuta. Sidomos kur gjuajnë gjallesa deti. Për t’i rezistuar temperaturave armiqësore, pinguinët krijojnë koloni për t’u ngrohur përmes përqafimit. Afati për të konkurruar për këtë vend pune përfundon më 26 mars. Për ndonjë deputet të Kuvendit të Kosovës ky vend pune do të ishte ideal: thonë se numërimi i pinguinëve qetëson nervat. Mund të mësohet diçka edhe nga bashkëjetesa e civilizuar e pinguinëve.