Vëllai i Sashos, Vllatko Mijallkovi doli nga stacioni policor

Nga stacioni policor “Beko”, vëllai i Sasho Mijallkovit, Vllatko ka përfunduar intervistimin.

Edhe pse u pyet disa herë nga gazetarët, se a ka pasur njohuri se vëllai i tij Sasho do të arratiset, Vllatko u përgjigj shkurt.
“Nuk jap deklaratë”.

Ndërkaq, në stacion në bisedë informative është marrë edhe bashkëshortja dhe sigurimi i Mijallkovit, pasi i njëjti po arrihet të kapet nga organet e rendit për të vuajtur masën e arrestit shtëpiak.

TV21 mëson, familjarët e Mijallkovit në stacion policor

Masa iu është shqiptuar për të siguruar prezencën e tij në seancën e aktgjykimit për rastin “Target-Fortesa” që duhet të mbahet më 26 shkurt. Në këtë rast Mijallkovi akuzohet për përgjimet ilegale për kohën kur ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim./TV21

Nga ana tjetër, Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit tashmë ka hedhur dyshime se Mijallkovi është arratisur dhe se për këtë e kanë ndihmuar ndokush, pasi ka filluar procedura për shqiptim të masës së arrestit shtëpiak.

Ndërkohë, tashmë është shpallur fletarrest ndërkombëtar, ndërsa policia ende është në kërkim të tij.

Më shumë për rastin në vegzën më poshtë.

Prokuroria për Krim dyshon se dikush i ndihmoi Mijallkovit të arratiset, sqarojnë rastin