Ajdini: Ashtu siç ,,iku” dikur Gruevski e sot Mijallkovi ashtu duhet të ikë regjimi Zaev-Ahmeti

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët nëpërmes pllakateve të ngjitura para MPB-së me të dhënat e Sasho Mijallkov i cili tashmë është në arrati dëshiron t’i zgjoj nga “gjumi”, siç thonë ata të parin e policisë dhe zëvendësin e tij, Oliver Spasovski dhe Nazim Bushin, njofton news33.

Omer Ajdini kreu i FRASH-it tha se Mijallov realizoi me sukses operacionin i cili edhe dihej, Ajdini ngre dyshimet se ish kreun e shërbimeve sekrete gjatë arratisjes e ndihmuan institucionet shtetërore.

Ajdini gjithashtu tha se,ashtu siç iku dikur Gruevski e tani kushëriri i tijë Mijallkov,ashtu duhet të ikë sa më shpejtë regjimi Zaev-Ahmeti.