5 viktima nga Covid-19 në Shkup

Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se, gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë regjistruar 5 viktima.

Ato janë të moshës 70, 70, 61, 58 dhe 54 -vjeçare.

Dy viktima janë regjistruar në Kavadar të moshës 87 dhe 78 vjeçare, dhe nga një viktimë është regjisruar në qytetet:
Tetovë (73vj), Kumanovë (79vj), Ohër (66vj), Gjevgjeli (73vj), Prilep (80vj) dhe Negotinë (61vj).

Nga Ministria njoftojnë se të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitale.

Është njoftuar gjithashtu, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 129 raste të reja dhe 342 të shëruar nga Covid-19.