Stoltenberg: Maqedonia e Veriut tani i ka miqtë dhe aleatët më të mirë në botë

I dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në familjen e NATO-s. Ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut, vjen në një kohë të koronavirusit. Me këto fjalë ka përshëndetur ngritjen e flamurit të Maqedonisë së Vriut, sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Maqedonia e Veriut dhe Greqia arritën marrëveshje historike për emrin. Marrëveshja e Prespës kontribuoi për anëtarësimin në NATO. Puna juaj e mundësoi këtë ditë. Është mirë për rajonin”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka përshëndetur vendimin e BE-së për fillim të bisedimeve me RMV-në. “Maqedonia e Veriut tani i ka miqtë dhe aleatët më të mirë në botë”, tha ai. /SHENJA/