Vedati “ankohet”: Është më vështirë për neve që kemi ardhur në gjysmë të lojës

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vedati në një bisedë që kishte me Mbresën, Brunon dhe Andin, ka komentuar kohën kur banorët kanë nisur eksperiencën e tyre në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Ai i ka dhënë përparësi në lojë, banorëve që pjesë e kastit kanë qenë prej ditës së parë.

“Se për shembull janë dy javët e para, shumë banorë, shkon një lloj ‘chilli’, s’ke presion. E tash, kur t’ia bësh një lloj analize, fillimi është më hallakamë, tre javëshi i parë deri sa identifikohen disa gjëra. Por, ne kemi ardhur në një pikë kur ka qenë goxha zor”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.