Tuna flet për hitin e saj “Fenix”: Zogu për të cilin këndova nuk është një zog i rëndomtë

Këngëtarja shqiptare, Tuna, ka kohë prej kur nuk e kemi parë në ndonjë intervistë.
Së fundi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja iu është përgjigjur shumë prej pyetjeve të fëmijëve të programit.

E nuk munguan as pyetje ngacmuese.

Njëra nga pyetjet është lidhur me këngën e saj të famshme, “Fenix”, e cila njihet për frazën e saj shumë të përfolur “Zogu më i mirë prej krejtve”.

Një nga fëmijës e pyeti se pse në vend të zogut nuk ka thënë “papagall”.

“Sepse zogu për të cilin unë këndova nuk është një zog i rëndomtë, është një zog që në mitologji njihet si një zog që fluturon më lart nga të gjithë të tjerët dhe të gjithë të tjerët i sheh poshtë dhe ky zog asnjëherë s’vdes, gjithmonë rikthehet dhe ka ambicie shumë të çmueshme”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Ndryshe, “Fenix” është bashkëpunim me ish të dashurin e saj, reperin Cozman.