Vedat Muriqi e mban në lojë Fenerbahcen

Vedat Muriqi mban në lojë Fenerbahcen për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Gjiganti nga Kosova, për më shumë se 80 minuta në hije, doli në skenë në momentin më të vështirë të skuadrës së tij, duke shënuar me kokë golin që ngushtoi diferencën në 2-1 përballë Trabzonsporit në transfertë.

Ekipi nga Stambolli dominoi në lojë gjatë pjesës së parë, por pa mundur që të shënonte. Sapo nisi pjesa e dytë një gabim në mbrojtjen e Fenerbahces i krijoi mundësinë norvegjezit Sorloth, golashënuesit më të mirë të kampionatit turk, të zhbllokonte takimin, ndërsa në minutën e 66-të Novak, i shërbyer nga ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ecuban, shënoi të dytin për vendësit.

Skuadra e Fenerbahces nuk po vuante shumë për të goditur portën kundërshtare, derisa në minutën e 82-të Vedat Muriqi kërceu në shtyllën e dytë, duke shënuar me kokë golin që rihapi takimin. Shtatlarti i “Dardanëve” bëri edhe rolin e asistuesit pak çaste më vonë, por që nuk i shfrytëzua nga njëri prej futbollistëve miq.