Vedat Ademi sjell këngën e re “Asaj”

Artisti i njohur shqiptar, Vedat Ademi, është rikthyer së fundmi me projekt të ri muzikor.

“Asaj” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Muma dhe Just X, kurse për muzikën është përkujdesur Marsel Gunga.

Foto: Screenshot/YouTube

Aranzhimi u bë nga Marseli po ashtu me producim të Gravity Music.

Siç njihet për stilin e veçantë, Vedati edhe kësaj radhe ka bërë një interpretim të mahnitshëm.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngën tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Ademit.

Pavarësisht mungesës dhe pauzave në skenë, ai pëlqehet mjaft shumë për vokalin. /Telegrafi/