Vdes aktori turk, Civan Canova, i njohur nga seriali “Fatmagyl”

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare aktori i njohur turk, Civan Canova.

Ylli i kinematografisë turke po trajtohej që një kohë në spital pasi ishte diagnostikuar me kanceri në mushkëri.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga një shkrim i bërë nga aktorja Esra Dermancıoglu, e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Mukadesit’.

“Humbëm njeriun më të mirë. U prehsh në paqe. Ndoshta do të takohemi ndonjëherë sërish”, tha ajo.

“Doja të njoftoja këtu për të dashurit dhe fansat tuaj”, ka thënë më tej aktorja e njohur.

Civan, në videon që ka shpërndarë së fundmi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ka deklaruar se në mushkëri i është konstatuar një masë e pasigurt, duke shtuar: “Lajmi që do t’ju jap nuk është i mirë, por ndihem i detyruar ta jap”.

Në spitalin ku Canova shkoi për dhimbjet që ndjeu në krah, i është konstatuar një masë në mushkëri dhe ka bërë të ditur se ka qenë prej 15 ditësh në spital dhe do të qëndrojë edhe disa ditë.

Pas vdekjes, kolegët dhe fansat shprehën ngushëllimet e tyre për tashmë artistin e ndjerë.

Aktori i famshëm i teatrit, kinemasë dhe serialeve televizive, emri i plotë i të cilit është Ahmet Civan Canova, ka lindur më 28 qershor 1955 në Ankara.

Canova, i cili filloi të aktrojë në Teatrin Shtetëror në vitin 1979, mori çmime për shfaqjet teatrore që në vitet 1990.

Artisti, i cili është shfaqur në shumë seriale dhe filma televizivë, fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor në Festivalin e Filmit ‘Golden Orange’ në vitin 2006.

Në vitin 2011, Canov u nderua me çmimin e aktorit më të suksesshëm të vitit në Afife Theatre Awards.

I njëjti ka luajtur në filmat e famshëm si: “Karadayi”, “Fatmagyl”, “Fate të kryqëzuara” etj.