Rabiot mund të vazhdojë me Juventusin

MONZA, ITALY - JULY 31: Adrien Rabiot of Juventus FC looks on during the AC Monza v Juventus FC - Trofeo Berlusconi at Stadio Brianteo on July 31, 2021 in Monza, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Adrien Rabiot mund të vazhdojë me Juventusin.
Disa media italiane gjatë kësaj merkato përhapën lajme se Rabiot nuk është i lumtur te ‘Zonja e Vjetër’ dhe po e mendon largimin.

Por, është trajneri i ekipit italian, Massimiliano Allegri që thotë se ai do vazhdojë të jetë lojtari i tij.

“Rabiot ishte i rëndësishëm vitin e kaluar. Ai do të luajë të hënën dhe do të luajë këtë vit. Tregu është diçka tjetër dhe është normale që lojtarët të kenë dëshirën apo edhe mundësinë e largimit”, u shpreh italiani.

Man United, Paris Saint Germain dhe Liverpool janë skuadrat e interesuara për francezin.