“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë”, Roberti përlot me fjalët për nënën

Robert Berisha, para pak ditësh ka njoftuar se nëna e tij, Teuta Berisha ka ndërruar jetë.

Vekja e së ëmës ka bërë që ai të ndjejë zbrazëti të madhe, ndërsa me pikëllim shkruan fjalë prekëse për të.

Këngëtari ka ndarë një fotografi me të ndjerën, teksa thotë se nëna e tij do të jetë gjithmonë në mendjen e tij.

“Vdekja mendon që mund të të marrë nga unë. Por, nuk e di që ju do të jetoni gjithmonë në mendjen time. Më mungon”, ka shkruar ai.

Roberti kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë, por është përqendruar në drejtimin e një emisioni televiziv.