Vazhdon gjykimi për “Reket”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë lënda gjyqësore “Reket”, e cila është në fazë të plotësimit të procedurës dëshmuese, gjegjësisht mbrojtja e të pandehurve Bojan Jovanovski dhe ish-prokurorja speciale Katica Janeva do të paraqesin prova materiale.
Pas kësaj faze pasojnë fjalët përfundimtare. Në procesin e deritanishëm në rastin “Reket”, janë paraqitur prova të ndryshme materiale dhe dëshmitarë. Gjyqi filloi në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i pandehuri i dytë, Zoran Milevski-Kiçeec, u deklarua fajtor dhe u dënua me tre vjet burg. Ditën e njëjtë gjithashtu disa javë më parë i ishte pezulluar arresti shtëpiak. Në lëndën “Reket”, Prokuroria për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit i akuzon të pandehurit Boki 13 dhe Katica Janeva se me paramendim i kanë marrë haraç biznesmenit Jordan Kamçev (i akuzuar në rastin Perandoria) me qëllim që t’i hiqet masa e arrestit në lëndën e theksuar.