Vazhdojnë kontrollet e shtuara të policisë, sanksionohen 243 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (10.12.2020) ka vazhduar me masat e shtuara në trafik. Me këtë rast vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 243 gjoba, mes të cilave 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 16 për makina të paregjistruara, 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 60 për parkim të parregullt, 45 makina janë marrë nga “karrotreci” dhe janë shqiptuar edhe 27 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga MPB-ja njoftojnë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë aksionet e shtuara në trafik, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.