Varhelyi: Do të sigurojmë vaksinën kundër COVID-19 për Ballkanin Perëndimor

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi njoftoi se BE po punon për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor në kohën e duhur.

Në një postim në Twitter, ai theksoi se përgatitja e vaksinës është duke u zhvilluar dhe se BE po qëndron krah për krah me partnerët në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër virusit korona.
“Në takimin e sotëm të Komitetit Drejtues të Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, unë gjithashtu konfirmova se po punojmë se si t’i vëmë vaksinat në dispozicion në Ballkanin Perëndimor në kohën e duhur, pasi ato fillojnë të zbatohen në BE. Ne jemi pranë partnerëve tanë”, shkroi ai në Twitter