Vazhdohet afati për negociata mes SASHK-ut dhe Qeverisë

Vazhdohet afati për negociata mes SASHK-ut dhe Qeverisë, njoftojnë nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Në njoftimin që ka shpërndarë para pak çastesh SASHK bën të ditur se gjatë negociatave të sotme të dyja palët konfirmuan përmbajtjen e rekomandimit sipas së cilës negociatat në mes të SASHK-ut dhe MASH-it vazhdojnë edhe për 10 ditë lidhur me pikat për të cilat negociohet në përputhje me vendimin për organizimin e grevës.

Ky rekomandim parasheh që në 10 ditët shtesë të përcaktohet përqindja për harmonizimin e pagave si dhe të përcaktohen afatet për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.