Vatra zjarresh edhe në Makedonski Brod dhe Bogovinë

Zjarri që shpërtheu para ditësh në fshatin Deviç të Makedonski Brodit është vënë në kontroll, por shuarja e tërësishme është ende larg.

“Zjarri i filluar pesë ditë më parë këtu në fshatin Deviç të Makedonski Brodit, dyshohet të ketë filluar nga rruga kryesore, dhe të jetë shpërndarë në pjesën e epërme, ndërsa dyshimi kryesor bioe mbi faktorin njeri, qoftë me apo pa dashje, ndërkohë të parin objekt që ka kapluar zjarri dy ditë më parë ka qenë kjo stallë për ruajtjen e kafshëve që shihni prapa meje, ku janë djegur rreth 10.000 euro vlerë ushqime për kafshët, por për fat të mriz, janë shpëtuar rreth 40 krerë kafshë nga banorët e fshatit. Zjarri sot është vënë nën kontroll dhe rrezikon nga era që të përhapet.”.

Banorët druajnë së zjarret mund të shkatërrojnë pronat e tyre.

“Shumë rrezik është, dje ishte tepër keq sot pak është qetësuar. Këtu kishte dhjetë metra flakë. Zgjohemi non stop gjatë natës për ta shikuar.

“Frika notë dhjetë merr, unë jam natyrë e fortë por mbrëmë jam frikësuar sepse zjarri u lëshua shumë poshtë afër objekteve ku jetojnë njerëzit. Por falë Zotit mori kahe tjetër dhe na dha kohë të parapërgatitemi me ato gjëra që i kishim”.

“Mbrëmë ishte shumë keq, shumë, sot pak është qetësuar. Gjithçka varet nga koha”.

Drejtuesi i zjarrfikësve të Makedonski Brodit, që po punonte në malësinë e fshatit, përmes telefonit është përgjigjur se rreziku më i madh ka kaluar. Ndërsa sot që në orën pesë të mëngjesit bashkë me banorët, po punojnë intensivisht për shuarjen e tërësishme të zjarrit që ka përfshirë mijëra metra katror.

“Zjarri ka vatra aktive por po i sanojmë. Është nën kontroll por nuk them dot se është shuar tërësisht. Ka shumë mbetje drush dhe përhapet përmes tyre. Digjen pyje të kalbura të ulëta dhe është e pa qasshme. Ne jemi këtu që në pesë të mëngjesit dhe e kemi sanuar rreth shtëpive dhe shpresojmë se do ia dalim”- deklaroi Goce Serafimoski. NJTKZ Makedonski Brod.

Nga Sektori i punëve të brendshme po heton nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.