Situatë e rëndë me zjarret në rajonin e Pehçevës

Situatë e rëndë me zjarret në Dellçevë dhe Pehçevë. Erërat e fuqishme në mënyrë të përshpejtuar dhe të pakontrolluar po i përhapin flakët, të cilat rrezikojnë banorët dhe shtëpitë e tyre. Edhe përkundër angazhimit të shtuar të zjarrfikësve nga vendi dhe jashtë, por dhe vet banorëve informacionet që mbërrijnë nga këto dy rajone janë tmerruese. Ndërkohë aktive janë edhe disa vatra të tjera të zjarrit në vend. Në rajonin e Kumanovës është shënuar viktima e parë nga zjarret./ALSAT